Bayerni me komunikatë për lëndimin e Mane, nuk përmendet Kupa e Botës.
Skuadra e Bayern Munich ka dalë me një komunikatë lidhur me Sadio Mane.
Ylli senegalez i Bayern Munich, Sadio Mane ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Werder Bremen dhe tani Kupa e Botës për të është në pikëpyetje.
Për të sqaruar situatën, Bayern ka dalë me një komunikatë zyrtare për lojtarin, duke konfirmuar mungesën e tij vetëm për ndeshjen ndaj Schalke.
“Sadio Mane ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë. Ai do të jetë jashtë për ndeshjen ndaj Schalke, e cila luhet të shtunën”, thuhet në njoftimin e Bayern, përcjell lajmi.
“Ekzaminimet e mëtutjeshme do të bëhen në ditët në vazhdim. Bayerni është në kontakte me stafin mjekësor të Federatës së Futbollit të Senegalit”, thuhet tutje.
Mbetet të shihet nëse Mane do t’ia dalë të rikuperohet në kohë për turneun më të madh në botën e futbollit.