Skuadra e Bayern Munichut ka bërë një ofertë për Perisicin.
Bayern Munich i ka bërë Interit ofertë në vlerë 12 milionë euro për Ivan Perisic, e cila nuk i është pranuar, sepse gjiganti italian i do të paktën 15 milionë euro për kroatin.
Perisic e kaloi sezonin e fundit në Bayern, ku e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Bundesligë, dhe falë paraqitjeve bindëse, klubi gjerman dëshiron ta blejë përfundimisht.
Gazeta gjermane Bild shkruan se pavarësisht refuzimit të ofertës, Interi po i vazhdon bisedimet me Bayernin, i cili po përfaqësohet nga vet presidenti Karl-Heinz Rummenigge.
Inter këmbëngul se Perisic kushton të paktën 15 milionë euro dhe palët po bisedojnë për ta gjetur një marrëveshje.
Bisedimet do të vazhdojnë, duke e parë vullnetin e të dy palëve për ta gjetur një ujdi të kënaqshme për të gjithë.