Bayern Munich me ofertë të ‘çmendur’ për Leaon

16:23 | 08 January 2023

Një yll dhe 50 milionë euro: Rafael Leao transferohet te Bayerni.

Suksesi ndaj Salernitanës dhe nokauti i Napolit ndaj Interit e rikthen skuadrën e Piolit në garë.

Milani është tani 5 pikë prapa lojtarëve të Luciano Spallettit, por ka optimizëm për pjesën tjetër të sezonit.

Me ardhjen e janarit, vëmendja do të monopolizohet pa mëdyshje nga merkato e transferimeve, e cila mund të ofrojë surpriza të reja për klubet e mëdhenj të Serisë A. Milan në radhë të parë, duke pasur parasysh edhe dëmtimet e shumta që karakterizuan muajt e fundit të 2022-shit.

Por është për qershorin që diçka e madhe mund të ndryshojë në fakt, duke përfshirë Rafael Leao në plan të parë. Talenti portugez mbetet për një vit e gjysmë dhe ende nuk ka arritur marrëveshja me Jorge Mendes për rinovim.

Negociatat vazhdojnë, por, ndërkohë, disa klube tashmë kanë bërë gati një ofertë të mundshme zyrtare gjatë verës. Milan-i po reziston edhe nëse brenda gjashtë muajsh mund të arrijë një ofertë që mund të lëkundë Maldini-n dhe Massara-n dhe që do ta largonte përfundimisht Leao-n nga kampionët e Italisë.

Nga Gjermania, në fakt, Bayern Munich duket se synon të rikthehet fuqishëm në sulm për ish-yllin e Lille për të mishëruar sulmin në funksion të sezonit të ardhshëm. Prandaj, gjermanët do të hapeshin ndaj një hipoteze të bujshme shkëmbimi që do t’i lejonte Milan-it të gjente trashëgimtarin e anësorit portugez tashmë në shtëpi.

Po, sepse klubi kampion gjerman mund të vendosë të sakrifikojë një nga yjet e tij për të bindur klubin milanez që të largohet Leao, një vit para skadimit të kontratës. Dhe emri i duhur mund të jetë pra ai i Kingsley Coman, i lindur në vitin 1996 dhe me një të kaluar (2014/15) me fanellën e Juventus-it.

Francezi rinovoi një vit më parë me bavarezët, por largimi i tij për t’i hapur rrugë Leao-s duket një hipotezë e zbatueshme. Situata pra është në progres: vera e vitit 2023 është gati të ndizet me Leao dhe Coman në qendër të një negocimi të mundshëm.

Përveç kartonit të Coman, Bavarezët do të ofrojnë edhe 50 milionë euro për kartonin e Leaos.

Komento: