Bayern Munich me super-ofertë për yllin e Chelseas – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bayern Munich me super-ofertë për yllin e Chelseas

13:06 | 27 Janar 2019

Bayern Munichu nuk po heq dorë nga super lojari i Chelseas Callum Hudson-Odoi.

Sipas Daily Mail, kampioni në fuqi i Bundesligës do të bëjë ofertë në vlerë 40 milionë funte për 18-vjeçarin anglez, të cilin të kaltrit e Londrës nuk duan ta shesin, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë dje, Sky Spors raportoi se Hudson-Odoi kishte dorëzuar një kërkesë zyrtare në klub, duke kërkuar që t’i lejohet transferimi në Bayern Munich.

Raportohet se Chelsea i ka ofruar atij kontratë të re me pagë javore në vlerë 85 mijë funte, por ai e ka mendjen vetëm te gjiganti i Bundesligës. Ai beson se e ardhmja e tij është në Gjermani me Bayern Munichun.

Chelsea nuk i është përgjigjur as ofertës së tretë të Bayernit për Hudson-Odoi, e cila besohet se kapte vlerën 35 milionë funte.

Por, tani Bayern vjen me një ofertë të re të përmirësuar, në vlerë 40 milionë funte.

Komento: