Bayern Munich e ka pezulluar Sadio Manen deri në një vendim të dytë
Ylli i Bayern Munichut, Sadio Mane është suspenduar deri në njoftimin e dytë, vendimi i drejtuesve të klubit bavarez është marrë pas një sërë takimesh të zhvilluara dje dhe sot.
Mane u gjobit pasi goditi me grusht shokun e skuadrës Leroy Sane në dhomën e zhveshjes pas humbjes nga Manchester City (3-0) në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Dyshja kanë debatuar në fushë për shkak të një pasimi të keq të përfaqësuesit gjerman.
Debati nisi në fushë dhe vazhdoi në dhomën e zhveshjes ku senegalezit e humbi plotësisht durimin dhe u hodh mbi shokun e skuadrës duke e goditur me grusht në fytyrë.
Ky është një reagim që ka habitur plotësisht botën e futbollit pasi Mane është konsideruar gjithmonë një lojtar i qetë që bën një jetë modeste jashtë fushës dhe nuk futet në konflikte me rivalët dhe shokët e skuadrës.
Dje është mbajtur mbledhja e drejtuesve të Bayernit dhe Hasan Salihamidzic dhe Oliver Kahn kanë shqyrtuar vendimet e mundshme, të cilat ia kanë njoftuar futbollistit senegalez në një takim të ri mëngjesin e sotëm.
Vendimi është që të pezullohet Sadio Mane deri në njoftimin e dytë, pra derisa klubi të vendosë t’i japë fund pezullimit, raporton Bild.
Nga ana tjetër, ende nuk ka të dhëna për dënimin për Sanen, ndonëse edhe ai ishte i përfshirë në këtë ngjarje.
Mane rrezikon një pezullim të përkohshëm ose edhe largim nga klubi për gjestin.