Bayerni triumfon në përballjen e parë kundër PSG-së.
Bayern Munichi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë kundër Paris Saint-Germianit, të vlefshëm për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann këtë triumf e arriti si mysafire e parisienëve, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në “Parc des Princes” përfundoi me rezultatin 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Bavarezët” e shënoi Kingsley Coman, në minutën e 53-të.
Vendasit ia dolën të barazonin shifrat në minutën e 82-të, por goli i Kylian Mbappes u anulua pas rishikimit nga VAR-i, për shkak të pozitës jashtë loje.
Vlen të theksohet se Benjamin Pavard i mysafirëve u përjashtua nga loja në minutën e 91-të, pasi mori kartonin e dytë të verdhë. Kësisoj, mbrojtësi francez do t’i mungojë Bayernit në ndeshjen e kthimit.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 8 mars, në “Allianz Arena”.