Bayern Munich nënshkruan me 17 vjeçarin nga Kosova

16:04 | 15 March 2019

17 vjeçari nga Kosova nënshkruan me Bayern Munchen-in.

Se Kosova ka shumë talent në futboll dëshmon edhe 17 vjeçari Lorent Glloboderi, i cili ka nënshkruar kontratë më gjigantin gjerman Bayern Munchen.

Glloboderi i cili është nga fshati Llugë i Podujevës ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me skuadrën gjermane.

Ai tashmë është pjesë e akademisë së klubit bavarez dhe ka arritur marrëveshje për pesë vjet.
Llapjani ka stërvitur edhe me klube kosovare përpara se të emigrojë në Gjermani, ku edhe tani ka shënuar sukseset e para në futboll.

Komento: