Bayern Munich nënshkruan me yllin e madh

11:53 | 07 April 2020

Bayern Munchen po e sfidon koronavirusin me plane konkrete.

Skuadra e madhe gjermane po mendon për të ardhmen dhe plani i saj ka filluar me njeriun që mbanë ADN-në e ekipit, Thomas Muller.

Sulmuesi legjendar i Bayern, Muller ka vazhduar kontratën me bavarezët deri në vitin 2023.

Në takimin me Salihamidziç e Kahn, Muller ka zyrtarizuar qëndrimin te Bayern edhe për tri vite të tjera.

Zgjatja e kontratës me trajnerin Flick ka qenë një nga arsyet kryesore që e ka bindur Mullerin të qëndrojë ne skuadrën ku është rritur si futbollist.

Komento: