Bayern Munich po e kërkon Dembelen, merr këtë përgjigje nga Barcelona

20:06 | 02 Korrik 2019

Barcelona i është përgjigjur Bayernit për Dembelen.

Bayern Munich ka synime serioze për ta transferuar Ousmane Dembelen këtë verë, por Barcelona ka bërë me dije se francezi nuk është në shitje, të paktën jo momentalisht.

Kampioni i Bundesligës është i gatshëm t’i shpenzojë 80 milionë euro për ta kthyer në Bundesligë lojtarin, i cili kishte shkëlqyer në fanellën e Borussia Dortmundit, para se t’i bashkohej Barcelonës.

Megjithatë, sipas mediave në Spanjë, presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu, ka mbajtur një takim me menaxherin e Dembeles, të cilit ia ka bërë me dije se klubi është duke llogaritur në 22-vjeçarin.

Barcelona do të detyrohet t’i balancojë financat, nëse dëshiron t’i transferojë Antoine Griezmannin dhe Neymarin.

Komento: