Bayern Munich po e transferon yllin e Francës

08:48 | 22 December 2018

Afati i janarit po afrohet dhe gjiganti gjerman, Bayern Munich ka nisur ‘gjahun’ për sjelljen e lojtarëve që i dëshiron në ekip.

Një lojtarët me paraqitjet më të mira në Kupën e Botës në Rusi, ku Franca u shpall kampione, Benjamin Pavard, është rrugës së mirë për t’iu bashkuar gjigantit bavarez.

Bazuar në raportet e ESPN, thuhet se kampionët e Bundesligës kanë një marrëveshje me 22 vjeçarin, përcjell lajmi.

Mbrojtësi i Stuttgarti ka një klauzolë lirimi prej 35 milionë euro.

Megjithatë, ekziston një mundësi që Bayern të paguajë më shumë për të transferuar Pavardin në janar.

Pavard 22 vjeçar, shihet si një lojtar i talentuar dhe me perspektivë. Ai te Stuttgart është transferuar në vitin 2016 nga Lille.

Komento: