Zyrtare: Bayern Munich prezanton Tanguy Kouassin.
Bayern Munich ka zbuluar se e ka kompletuar transferimin e Tanguy Nianzou Kouassi nga Paris Saint-Germain.
Bavarezët e realizuan transferimin e 18-vjeçarit që mund të luajë në të gjitha pozitat e fazës defanzive.
Kouassi është një francez që posedon edhe pasaportë të Bregut të Fildishtë, ndërsa ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Kampionin e Bundesligës.
Lojtari ka thënë se është shumë i lumtur që mund të luajë për një klub si Bayern Munich.
“Jam shumë i lumtur që mund të luajë për një klub si Bayern Munich, Është një klub i madh dhe me një traditë të pasur”, ishin fjalët e tij të pasura.
Kouassi kishte refuzuar të rinovonte kontratën me PSG-n dhe u pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi gjerman.