Skuadra e Bayern Munichut ka treguar se si kaloi operacioni i Philippe Coutinhos.
Philippe Coutinho do të ketë gjashtë javë pauzë.
Skuadra e Bayern Munich ka dhënë të rejat rreth skuadrës, ku kanë konfirmuar se Philippe Coutinho do të mungojë për dy javë.
Lojtari që i takon skuadrës së Barcelonës, por luan si i huazuar te Bayern, i është nënshtruar një operacioni në kyçin e këmbës.
Sipas njoftimit të kampionëve të Bundesliga, operacioni ka qenë i suksesshëm.
Lojtari pritet të kthehet në stërvitjet me klubin pas gjashtë javëve rikuperim, sipas shkrimeve të ‘SportBild’.