Bayerni fiton minimalisht ndaj Freiburgut dhe vazhdon kryesimin në tabelë.
Bayern Munichi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Bundesligë.
Kampioni në fuqi gjerman triumfoi në udhëtim kundër Freiburgut, skuadër e cila e eliminoi ditë më parë nga Kupa e Gjermanisë, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Europa-Park” përfundoi me rezultatin 0:1.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve për “Bavarezët” e shënoi Matthijs de Ligt, në minutën e 52-të.
Bayerni pas kësaj fitore ka 58 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, me dy pikë më shumë se Borussia Dortmundi.
Freiburgu është i katërti me 47 pikë.