Kim zyrtarizohet te Bayerni.
Kim Min-jae edhe zyrtarisht është futbollist i Bayern Munichit.
Kampionët e Gjermanisë zyrtarizuan sot transferimin e jugkoreanit nga Napoli, shkruan Gazeta Express.
Qendërmbrojtësi ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Ai do të bartë fanellën me numrin 3.
Sipas raportimeve, ky transferim i ka kushtuar 50 milionë euro “Bavarezëve”.
“FC Bayern është ëndrra e çdo futbollisti. Me të vërtetë po pres me padurim gjithçka që më pret në Mynih. Për mua do të thotë një fillim i ri, do të vazhdoj të zhvillohem këtu. Në bisedimet me klubin më është bërë e qartë që në fillim se sa i madh është interesimi për mua. Qëllimi im i parë është të bëj shumë ndeshje. Përveç kësaj, unë dua të fitoj sa më shumë tituj të jetë e mundur”, u shpreh 26-vjeçari pas prezantimit te Bayerni.