Bayern Munichut po i rikthehet ylli i skuadrës!?

15:00 | 10 March 2019

Bastian Schweinsteiger duket se është akoma i dëshiruar në skuadrën e Bayernit.

Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë është duke luajtur për Chicago Fire në Major League Soccer momentalisht.

Rummenigge ka thënë se komunikon shpesh me 35-vjeçarin dhe se ia ka bërë atij me dije se dera e Bayernit është gjithmonë e hapur për të.

“Bayerni është gjithmonë i interesuar të lidhet me ish-futbollistët e vet të rëndësishëm. Për shembull, do të më pëlqente sikur Bastian Schëeinsteiger të kthehej te ne”, tha Rummenigge.

Nuk dihet se çfarë roli mund t’i ofrohet Schëeinsteigerit në Bayern, por në të kaluarën është folur se atij mund t’i ofrohet pozita e drejtorit sportiv.

Komento: