Bayern Munichu mendon seriozisht transferimin e Harry Kane
Gjiganti gjerman, Bayern Munich është i interesuar për nënshkrimin e yllit të Tottenham Hotspur, Harry Kane, këtë verë.
Kapiteni i Anglisë është shumë i kërkuar pas një tjetër sezoni të shkëlqyer në nivel personal me Spurs.
Kane, i cili gjithashtu shkëlqeu në Kupën e Botës “Katar 2022”, nuk ka fituar asnjë trofe me Spurs për një tjetër sezon dhe largimi duket gjithmonë si opsion.
Sipas mediumit The Independent, Bayerni do të rivalizojë Manchester Unitedi në garën për nënshkrimin e Kane.
Kryetari i Spurs, Daniel Levy mund të preferojë të shesë asetin e tij të çmuar jashtë vendit në vend të një rivali të Ligës Premier.
Kane, i cili ka një vit të mbetur në kontratën e tij me Spurs, dëshiron të përfundojë karrierën e tij si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën Premier.