Manchester United dhe Inter janë të interesuar për nënshkrimin e yllit të Kolumbisë, James Rodriguez këtë verë, raporton Don Balon.
James është i vendosur të kthehet në Real Madrid pas huazimit të tij në Bayern Munchen, ndërsa Niko Kovac njoftohet se nuk dëshiron të mbajë 27 vjeçarin në Allianz Arena, përcjell ORAinfo.
Ish-ylli i Portos duket se është i interesuar të qëndrojë në Real, por Zinedine Zidane do të ketë fjalën e fundit për të ardhmen e tij në klub./ORAinfo/