Bayern nuk e transferon, lojtari i njohur kthehet te Interi.
Ivan Perisic duket se do të kthehet në Inter këtë verë pasi Bayern Munich raportohet se vendosi kundër një marrëveshje të përhershme për anësorin.
Perisic e ka kaluar sezonin në huazim te Bayern, duke kontribuar me 15 gola në 30 paraqitjet e tij dhe duke fituar titullin Bundesliga.
Gjigantët gjermanë kanë një mundësi prej 20 milionë eurosh për ta blerë, por Christian Sport Deutschland dhe Christian Falk i Bild pretendojnë se nuk ka gjasa ta marrin atë.
Raportet italiane më parë sugjeruan se Bayern dëshironte të negocionte për një çmim më të ulët për 30-vjeçarin, por ata prapë do të duhet t’i paguanin atij një pagë prej 10 milionë eurosh.
Në sytë e tyre, kjo është një kosto e madhe për dikë që nuk është më shumë se një lojtar i skuadrës.