Bayern po ia merr yllin Barcelonës

13:15 | 10 Dhjetor 2021

Bayerni interesohet për Destin.

Skuadra e Bayern Munichut ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, amerikanin Sergino Dest.

Dest po dëshiron të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit dhe Bayerni po e sheh si mundësi të mirë transferimin e tij.

Dest nuk është i kënaqur me hapësirën e tij këtë edicion te ekipi spanjoll dhe tashmë u ka bërë me dije krerëve të klubit se do t’i marrë parasysh të gjitha ofertat.

21-vjeçari këtë edicion ka 16 ndeshje në të gjitha garat dhe tre asistime te Barcelona, skuadër më të cilën ka kontratë deri në vitin 2025.

Dest iu bashkua Barçës në fillim të këtij sezoni nga Ajaxi për 21 milionë euro.

Komento: