Bayern po ia merr yllin e madh Juventusit

13:38 | 03 Korrik 2019

Bayern Munchen, dëshiron të sjellë emra të rinj në skuadër

Niko Kovac dhe Bayern Munich janë favoritë kryesor për të sjellë Joao Cancelon nga Juventusi.

Portugezi ka qenë muaj me radhë në radarin e Manchester Cityt dhe Pepa Guardiolës, por “Corriere dello Sport” raporton se është shumë afër transferimit në Gjermani.

Thuhet se bavarezët kanë kontaktuar tashmë me agjentin e 25-vjeçarit, Jorge Mendesinn. Negociatat mes klubeve nuk do të paraqesin problem të madh, sepse marrëdhëniet mes tyre janë të mira.

Juventusi për mbrojtën e krahut të djathtë, i cili mbërriti verën e kaluar në Torino, po kërkon 60 milionë euro.

Cancelo do të ishte transferimi i tretë më i madhi për mbrojtjen e gjermanëve pas ardhjes së Benjamin Pavardit dhe Lucas Hernandezit.

Ndryshe, futbollisti në sezonin e kaluar ka pasur 25 paraqitje për italianët dhe ka realizuar një gol në të gjitha garat.

Komento: