Martinez dhe Boateng afër largimit nga Bayern Munich.
Javi Martinez dhe Jerome Boateng janë dy lojtarët që pritet të largohen nga ambientet e ‘Allianz Arena’, sapo merkatoja e verës të hapet.
Të dy mbrojtësit (Martinez i shndërruar), 31 vjeç, kanë marrëveshje të vlefshme në Munich deri në vitin 2021, përcjell lajmi.
Sipas raportimeve të ‘Kicker’, Martinez dhe Boateng nuk pritet të vazhdojnë kontratat e tyre.
Javi Martinez ka humbur pozitën e tij në formacionin e Hansi Flick, duke luajtur vetëm në 18 ndeshje gjatë këtij sezoni.
Boateng në anën tjetër raportohet se dëshiron qëndrimin, por ai mund të largohet, pasi skuadra synon afrimin e lojtarëve të rinj.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë ofertat për dy lojtarët që viteve të fundit janë aktivizuar në qendër të mbrojtjes së Bayern Munich.