Marcus Thuram është në shënjestër të Bayern Munich.
Skuadra e Bayern Munich po kërkon akoma për një sulmues, në mënyrë që të mbulojë hapësirat e lëna nga Robert Leëandoëski.
Sipas raportimeve të ‘L’Equipe’, Bayern po konsiderojnë një lëvizje për sulmuesin e Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram, përcjell lajmi.
Gjiganti gjerman beson se 25-vjeçari është profili i duhur për t’iu bashkuar klubit.
Thuram ka shënuar 11 gola në 13 ndeshje këtë edicion.
Mbetet të shihet nëse oferta e Bayern do të jetë bindëse për lojtarin dhe klubin e tij.