Bayern Munichi e ka dërguar ofertën e dytë drejt Tottenhamit për shërbimet e Harry Kane.
Sipas mediave gjermane, klubi bavarez ka ofruar 80 milionë euro plus bonuset për anglezin.
Tottenhami tashmë ka refuzuar 70 milionë euro duke përfshirë bonuset në javën e kaluar, transmeton Klankosova.tv.
Kane ka vetëm edhe një vit kontratë me Spursat, dhe thuhet që vet është duke kërkuar një sfidë të re te kampioni i Gjermanisë.