Pas suksesit të tij tek Liverpool, Jurgen Klopp po bëhet gjithnjë e më i kërkuar nga klubet e mëdha.
Ai ka thënë se i pëlqen legjenda gjermane dhe presidenti i Bayern Munich, Franz Beckenbauer, por ka këmbëngulur se nuk do të largohet nga Liverpooli, me të cilin ka kontratë afatgjate.
Klopp e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve me të kuqtë të shtunën në Madrid, duke e konfirmuar veten si ndër trajnerët më të kërkuar në botën e futbollit, transmeton Gazeta Express.
Presidenti i Bayern Munich Beckenbauer e ka thënë haptazi se dëshira e tij e madhe është që ta shohë Kloppin trajner të Bayernit një ditë, duke e quajtur bashkatdhetarin e vet si njërin prej trajnerëve më të mirë në botë.
Megjithatë, tifozët e Liverpoolit nuk kanë përse të brengosen, sepse Klopp e ka bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë me të kuqtë.
“Më pëlqen Franz, dhe unë i pëlqej aij. Ama unë kam kontratë agjatgjate me Liverpoolin”, tha Klopp.
“Edhe Bayern Munich edhe Dortmund kanë trajnerë shumë të mirë. Dhe nuk e di se çfarë mund të ndodhë pas pesë vjetësh. Mbase atëherë do të ketë trajnerë krejtësisht tjerë”, shtoi ai.