Bayerni ka filluar bisedimet me Chelsean për Callum Hudson-Odoi.
Chelsea ka refuzuar katër oferta nga skuadra e Bundesligas, kurse e fundit ishte 35 milionë funte e që është refuzuar po ashtu.
Megjithatë, drejtori sportiv i Bayernin, Hasan Salihamidzic ka folur sot për mediat gjermane dhe ka thënë se është në kontakte me Chelsea për Hudson-Odoi.
“Ne jemi në bisedime me Chelsea”, tha Salihamidzic për Sport Bild.
“Ne dëshirojmë të transferojmë këtë lojtarë. Jemi shumë të bindur për aftësitë e tij të mëdha”.