Bayerni fiton ndaj Hertha Berlinit, kalon në vendin e parë në tabelë.
Bayerni Munich e ka mposhtur Hertha Berlinin, me mjaft vështirësi, me rezultat të ngushtë 3-2, në kuadër të javës së 13-të në Bundesliga.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me Jamal Musialan, në minutën e 12-të, derisa i disponuari për lojë, Choupo-Moting shënoi dy herë brenda dy minutave, për ta trefishuar epërsinë e bavarezëve.
Në minutën e 40-të, Berlini e ngushtoi epërsinë me Dodi Lukebakion, derisa pak para se të përfundonte pjesa e parë, Davie Selke shënoi golin e dytë.
Në pjesën e dytë, Agustin Rogel, shënoi për 4-0, por që goli i tij u anulua nga VAR-i.
Gola të tjerë nuk dhuroi kjo ndeshje, teksa përfundoi me fitoren e Bayernit.
Bayerni pas fitores kalon në vendin e parë momentalisht me 28 pikë pas 13 ndeshjeve, me dy më shumë, se Union Berlini, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.