Bayern Munich fiton pastër ndaj Hoffenheimit, i afrohet kreut.
Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 në udhëtim ndaj Hoffenheimit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Bundesligë.
Musiala kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 18-të, pas asistimit nga Goretzka.
Në minutën e 38-të, Chuopo-Moting e dyfishoi epërsinë e bavarezëve, që në fund doli të ishte epilogu i këtij takimi.
Me këtë fitore, Bayern Munich tani shkon në kuotën e 22 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Union Berlini që prin në tabelë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Hoffenheimi zbret në vendin e gjashtë me 17 pikë gjithsej.