Bayerni – Martinez, lajm bombë nga Gjermania

09:37 | 21 September 2022

Bayern Munich është në kërkim të një sulmuesi qendror për edicionin e ri.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë nuk kanë transferuar një sulmues pas largimit të Robert Lewandowskit dhe reparti ofensivë nuk është duke funksionuar mirë.

Objektivi kryesor i bavarezëve është anglezi Harry Kane, por po hasin në vështirësi pasi Tottenham nuk dëshiron largimin e kapitenit.

Gjithsesi skuadra gjermane ka një plan b nëse nuk arrihet Kane dhe ai është sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez.

25-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e Bayernit të cilët po planifikojnë afrimin e tij në verën e vitit ardhshëm.
Lautaro ka një kontratë me Interin deri në verën e vitit 2026, derisa bavarezët janë gati të shpenzojnë deri në 100 milionë euro për afrimin e tij.

Reprezentuesi argjentinas është pjesë e Interit nga viti 2018, derisa këtë edicion në shtatë ndeshje në Serie A ka shënuar tre gola e ka asistuar në një tjetër.

Komento: