Bayerni me ofertë marramendëse për yllin e Chelseas – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bayerni me ofertë marramendëse për yllin e Chelseas

11:10 | 03 Shkurt 2019

Bayern Munich duket se e do me ҫdo kusht Callum Hudson – Odoi.

Raportohet nga “The Sun” se Bayern Munich janë duke përgatitur ofertën që do të dërgojnë tek Chelsea për shërbimet e 18 vjeçarit Hudson – Odoi.

“Blutë” po shpresojnë që të nënshkruajnë kontratë të re me Odoin, mirëpo djaloshi i ri me gjasë e dëshiron kalimin në Bundesliga.

Kontrata e djaloshit të ri skadon në fund të këtij sezoni, dhe gjasat janë të vogla që ai të vazhdojë në “Stamford Bridge”.

Bayern besojnë se një ofertë prej 45 milionëve do të ishte e mjaftueshme për të siguruar shërbimet e anësorit të ri.

Gjithashtu, në marrëveshje do të përfshihej edhe një pagë prej 85 mijë funteve në javë, gjë që me siguri do ta bindte talentin e Chelsea

Komento: