Bayerni nuk heq dorë nga ylli i Chelseas, përgatit ofertë të re për të

10:06 | 14 Korrik 2019

Ylli i Chelseas është synimi i skuadrës së Bayernit.

Kampionët e Bundesliga, Bayern Munich, nuk janë dorëzuar akoma për Callum Hudson – Odoi.

Skuadra bavareze kishte tentuar dy herë gjatë janarit që të nënshkruante me yllin e Chelsea, Hudson Odoi, për të dështuar në të dyja rastet.

Por, Bayern nuk janë dorëzuar akoma, dhe sipas raportimeve të ‘Dailymail’, ata kanë përgatitur një ofertë të re, e cila pritet të përfshijë 45 milionë funte.

Kjo ofertë do të shënonte një rritje prej 10 milionë funteve krahasuar me atë të dërguar në janar.

Ndërkohë, trajneri i Chelsea, Frank Lampard, e dëshiron në skuadër 18 vjeçarin i cili shihet si pjesë kryesore e planeve të tij.

Komento: