Bayerni nuk pret fare, e gjen menjëherë zëvendësuesin e Lewandowskit

09:29 | 18 Shkurt 2022

Bayern Munich dëshiron Hallerin si zëvendësues të Lewandowskit

Klubi gjerman, Bayern Munich thuhet se ka etiketuar sulmuesin e Ajaxit, Sebastian Haller si pasues të mundshëm të Robert Lewandowskit në rast të largimit.

Gjigantët gjermanë kanë frikë të humbasin yllin polak në fund të sezonit pasi Real Madridi ka qenë prej kohësh i lidhur me transferimin e tij.

Megjithatë, Bavarezët tashmë kanë etiketuar objektivin e tyre kryesor për të zënë vendin e Lewandowskit në maje të sulmit të ekipit.

Sipas mediumit Fichajes, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Haller është në krye të listës së objektivave të tyre.

Bayerni thuhet se po shikon yllin e Ajaxit, si njeriun ideal që do të zëvendësojë Lewandowskin në krye të sulmit.

Ndryshe, Haller ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar te klubi holandez, pasi ka shënuar 28 gola dhe 8 asistime nga 27 ndeshje në të gjitha garat.

Nga këto gola, 16 vijnë nga Eredivisie dhe 10 tjera në Ligën e Kampionëve.

Komento: