Bayern Munichu nuk e ka ndërmend t’i lë yjet e tij të largohen nga “Allianz Arena”.
Presidenti i klubit, Herbert Hainer e ka sqaruar situatën aktuale të Leroy Sane e Serge Gnabry, për të cilët spekulohej se mund të largohen nga gjiganti bavarez në fund të këtij sezoni.
Sidoqoftë, duket se klubi gjerman i ka idetë e qarta rreth dy sulmuesve të rrezikshëm.
“Të dy janë mjaft të rëndësishëm për ne. Ne kemi nevojë për ta nëse duam t’i arrijmë objektivat tanë të mëdhenj”, deklaroi fillimisht Hainer për tabloidin gjerman “Bild”.
“Ata janë lojtarë të shkëlqyeshëm dhe ne jemi të lumtur që i kemi në ekipin tonë”, përfundoi kreu i klubit më të madh gjerman.
Me Sanen, Gnabryn e të tjerët, Bayerni po shkon me hapa të sigurt drejt mbrojtjes së titullit të kampionit në Gjermani, por synon ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve.