Bayerni transferon yllin e Interit për 90 milionë euro

19:11 | 19 Korrik 2022

Nuk kanë të ndalur: Pas De Ligt, Bayerni transferon yllin e Interit për 90 milionë euro.

Bavarezët nuk kanë të ndalur.

Bayerni i Mynihut ka bërë disa lëvizje në merkato duke shitur Lewandowskin te Barcelona dhe duke transferuar Matthijs de Ligt nga Juventusi.

Por sipas mediave gjermane, Bavarezët nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq, pasiqë synojnë transferimin e yllit të Interit.

Bayerni është në kërkim të pasardhësit të Lewandowskit dhe drejtuesit e kanë piketuar Lautaro Martinez si përforcimin ideal.

Lautaro ka klauzolë prej 110 milionë eurove, ndërsa Bayerni ka përgatitur një ofertë prej 90 milionë eurove.

Bavarezët i kanë ofruar sulmuesit argjentinas 9 milionë euro në sezon, dyfishi i pagës që përfiton te Interi.

Komento: