Bayerni synon transferimin e 18-vjeçarit nga Troyes.
Bayern Munichi raportohet se ka shprehur interesim për futbollistin e ri, Moses Turay.
Sulmuesi nga Sierra Leone është pjesë skuadrës Troyes B, teksa ende nuk ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin e parë, transmeton Express.
Klubi nga Ligue 1 thuhet se po dëshiron t’ia ofrojë kontratën e parë profesionale, por nuk dihet nëse do të pranohet nga lojtari, pasi për të kanë shprehur interesim disa nga klubet e mëdha evropiane.
Sipas “FootMercato”, në mesin e klubeve të interesuara është edhe Bayern Munichi.
Paraqitjet e mira të 18-vjeçarit thuhet se kanë tërhequr vëmendjen e kampionëve gjermanë, të cilët tani synojnë transferimin e tij.
Klubet tjera të interesuara për Turayn janë Eintracht Frankfurti, Borussia Monchengladbach, Nice, Lille dhe Lazio
Nëse Moses Turay nënshkruan me Bayernin, ai fillimisht thuhet se do t’i bashkohej ekipit B të tyre.