
Bayern Munich konsideron Rudigerin si pasues i Sule
Bayern Munich është i gatshëm t’i bashkohet garës për transferimin e mbrojtësit së Chelseas, Antonio Rudiger.
Dje, u konfirmua zyrtarisht se qendërmbrojtësi Niklas Sule do largohet nga “Allianz Arena” si agjent i lirë dhe do transferohet te Borussia Dortmund.
Sidoqoftë, Bayern menjëherë ka gjetur pasuesin adekuat për të zëvendësuar Sule në verën e ardhshme.

Sipas “Fichajes”, Rudiger është shënjestra kryesore e Bayernit dhe do bëjnë një propozim drejt 28-vjeçarit.
Raporti shton se Rudiger që ka më pak se pesë muaj të mbetur në kontratë, është i hapur për kalimin në Bundesliga, por gjithashtu kërkohet edhe nga Real Madrid e PSG.
Alternativa të tjera janë Stefan de Vrij i Interit dhe Matthias Ginter i Borussia Monchengladbach.