Bayernit nuk i zgjat shumë festa, merr lajmin e keq

17:18 | 26 Shkurt 2020

Lajm aspak i mirë ka ardhur edhe për skuadrën e Bayernit.

Bayern Munich mund të ishte në ekstazë pas fitores fantastike ndaj Chelsea në mbrëmjen e djeshme, por kanë marrë lajm mjaft të keq nga lojtari tyre kryesor Robert Lewandowski.

Bavarezët triumfuan me rezultat 0:3 në ‘Stamford Bridge’, në ndeshjen e parë të raundit të 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, sulmuesi polak ka pësuar një lëndim në gju gjatë sfidës së mbrëmshme.

Pas analizave të detajuara, është konfirmuar se Leëandoëski do të mungojë hiq më pak se katër javë. Kjo i bie që ai do të jetë në dyshim për ndeshjen e kthimit në ‘Allianz Arena’, që luhet në mesin e muajit mars.

Ndryshe, sulmuesi po kalon formë fantastike edhe këtë edicion – derisa në ndeshjen e djeshme kishte ndikim direkt në tre golat, një i shënuar dhe dy të asistuar.

Komento: