Bazat serbe rreth kufirit/ Qehaja: Serbia po kryen urdhrat e rusëve për destabilizim

17:13 | 23 Nëntor 2023
bazat-serbe-rreth-kufirit/-qehaja:-serbia-po-kryen-urdhrat-e-ruseve-per-destabilizim

Tash e sa kohë baza ushtarake serbe po qëndrojnë përreth kufirit me Kosovës.

Një gjë e tillë po konsiderohet kërcënim nga ana e Serbisë.

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja në një prononcim për Front Online ka thënë që këtë po e bënë që të shkoj dialogu siç dëshiron Serbia.

“Po është e vërtetë, Serbia ka ndërmarrë masa që ta ngrisin gatishmërinë vepruese të disa njësiteve dhe shtabeve të armatës serbe në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi në veçanti në pjesën veriore të Kosovës. Kjo sipas meje përbën kërcënim të drejtpërdrejtë me Kosovën, kërcënim me forca ushtarake, me kërcënim me forcë, vetëm e vetëm që ne ta ndërrojmë mendjen, apo bisedimet siç dëshiron ai”, u shpreh ai.

Qehaja ka thënë se Serbia po kryen urdhrat e rusëve për destabilizim.

“Unë kuptoj që me të drejtë ia ka dhënë vërejtjen sekretari i NATO-s që kjo nuk është mirë, por që kemi punë me një Serbi zyrtare i kryen urdhrat e rusëve sa i përket destabilizimit këtu në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ai për Front Online.

 

Qehaja: Qeveria të kërkoj nga NATO që të lejohet FSK-ja në veri të vendit

 

Gjenerali Ramadan Qehaja në një prononcim për Front Online ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës duhet të jenë të gatshme në rast të ndonjë destabilizimi të stiuatës.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet të ngris gatishmërinë.

“Unë mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të ngris gatishmërinë vepruese të policisë tonë në pjesën veriore të vendit, njëkohësisht të jenë të gatshme forca të tjera të armatosura të cilat për momentin nuk mund të hyjnë në veri të vendit dhe njëkohësisht të ketë një bashkëveprim me forcat e NATO-s, të cilat në kohët e fundit janë përforcuar e që janë dislokuar në pjesën veriore të vendit tonë”, deklaroi ai.

Qehaja thotë se Qeveria duhet të kërkojë nga NATO që të lejohet FSK-ja në veri.

Ai për Front Online ka thënë që Kosova ka të drejtë të veprojë brenda territorit të vet, ashtu siç po bën Serbia.

“Ne me ngulm duhet të  kërkojmë që ajo letër më mos të jetë në fuqi, unë nuk kam dëgjuar deri më tani që ka pasur një kërkesë të tillë, edhe pse sipas mendimit tim në momentin aktual kjo kërkesë kish me qenë jo e realizueshme, por sidoqoftë ne duhet të kërkojmë të drejtat tona sepse askush ne nuk mund të na kufizoj veprimet tona në territorin e Republikës së Kosovës ashtu siç po e vepron dhe kërkon Vuçiqi që askush nuk mund të i urdhërojë që në territorin e vet të disponoj me forcat e veta të armatosura, prandaj ne kemi të drejtë të kërkojmë një gjë të tillë, por sidoqoftë në momentin aktual nuk besoj që kjo do të realizohet”, u shpreh ai.

 

Ish-gjeneral Qehaja: NATO duhet të shtojë numrin e trupave në Kosovë deri në 6 mijë

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka qëndruar në Kosovë të hënën.

Stoltenbergu në Prishtinë tha se Aleanca po shqyrton nëse duhet të ketë një shtim të përhershëm të pranisë së saj ushtarake në Kosovë.

E, eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja për Front Online ka thënë që është e nevojshme të rritet numri i trupave.

“Zvogëlimi i forcave të KFOR-it në Kosovë është i dëmshëm, sic po shihet tani kemi ardh në një situatë kur KFOR-i duhet të rris numrin e trupave të NATO-s, numrin e ushtarëve por edhe numrin e armatimit që duhet të jetë në dispozicion, prandaj ai që vet e tha këtë, unë mendoj që do të bëhet përforcimi i forcave të NATO-s, dhe gatishmëria vepruese e forcave të NATO-s do të jetë më e lartë ndaj rreziqeve që na presin nga Serbia”, u shpreh ai.

Sipas tij, duhet të jenë rreth 6 mijë trupa të KFOR-it, e bashkë me ta edhe FSK-ja të jenë të gatshëm për bashkëveprim.

“Afër 5 mijë trupa të NATO-s tani ekzistojnë në Kosovë, por unë mendoj që në territorin e Kosovës, KFOR-i duhet të ketë diku ka 6 mijë ushtarë të gatshëm për veprim me mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës në bashkëveprim me forcat e rendit  por edhe Forcat e Armatosura të Kosovës të cilët tanimë i kemi në dispozicion”, u shpreh ai për Front Online.

 

/FrontOnline/

Komento: