BDI: Mickoski, dje zbuloi planin për të degraduar gjuhën shqipe – Nuk kalon

13:08 | 08 January 2025
bdi:-mickoski,-dje-zbuloi-planin-per-te-degraduar-gjuhen-shqipe-–-nuk-kalon

Bashkimi Demokratik për Integrim, e ka akuzuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoskin, se po tenton të degradojë statusin e gjuhës shqipe në vend.

Në reagimin e BDI-së, thuhet se kjo deklaratë po degradon statusin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kthen në vitin 2008 ku gjuha shqipe përdorej vetëm në formularë të veçantë.

“Tashmë është e qartë se qeveria nuk e njeh këtë realitet dhe po përgatit terrenin për ta anuluar këtë ligj përmes Gjykatës Kushtetuese. Për BDI-në, ky është një veprim i papranueshëm dhe nuk do të lejojmë që gjuha shqipe të kthehet në një status dytësor e të kushtëzohet nga burokracia apo vullneti politik i dikujt. Ne do të përdorim të gjitha mjetet politike, ligjore dhe demokratike për të kundërshtuar këtë prapakthim dhe për të mbrojtur të drejtat tona të fituara me sakrificë”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Komento: