BE e ‘gëzon’ Ukrainën me vendimin e fundit

17:04 | 28 Shkurt 2022

BE do t’i ndihmojë Ukrainës me inteligjencë nga satelitët e saj

Bashkimi Evropian i ka kërkuar qendrës satelitore që ka në Madrid të ofrojë inteligjencë për Ukrainën rreth lëvizjeve të trupave ruse.

Shefi i diplomacisë së bllokut evropian, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja është e vendosur për të rritur mbështetjen ushtarake për Kievin.

Ai ka thënë se sanksionet e bllokut ndaj Rusisë do të kenë kosto për Evropën.

“Mirëpo ne duhet të jemi të gatshëm të paguajmë çmimin, apo do të na duhet të paguajmë çmim edhe më të lartë në të ardhmen”, ka thënë Borrell.

Komento: