Ditë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi taksën prej 100% për produktet serbe, e ky vendim u prit me komente e reagime të ndryshme.
Mediat serbe raportojnë se Këshilli i BE-së do ta përsëris qëndrimin që Prishtina duhet ta shfuqizon vendimin për rritje të taksës në 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Krerët e diplomacisë evropiane sot do të takohen në Bruksel për të shqyrtuar situatën në Ballkanin Perëndimore.
Mediat serbe raportojnë se Këshilli i BE-së do ta përsëris qëndrimin që Prishtina duhet ta shfuqizon vendimin për rritje të taksës në 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Po ashtu, thuhet se ata do të insistojnë që mandati i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) mund të ndryshojë vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe me dialog mes palëne të përfshira, transmeton lajmi.net.
Ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare në BE, në takimin e fundit të vitit do të diskutojnë për gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të BE-së.
Edhe pse nuk parashihen konkludime, mediat serbe raportojnë se Ministrat do të përqendrohen tek gjendja në Bosnjë e Hercegovinë pas zgjedhjeve, marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës në lidhje me emrin, dhe ngjarjet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.