BE i vë sanksione të arit rus

00:00 | 16 July 2022

Rusia po vazhdon të përballet me sanksione të shumta.

Sanksione të reja ndaj Rusisë. Këtë herë importet e arit janë në fokus të Komisionit Evropian. Metali i çmuar shihet si një element kyç i eksporteve nga Rusia.

Dhe në fakt është malli më i eksportuar pas lëndëve që kanë të bëjnë me energjinë, me vlerë 18.5 miliardë euro në vit.

Kufizimet e propozuara janë prezantuar si një paketë për të forcuar masat e mëparshme të marra nga 27 vendet anëtare dhe për t’i përshtatur ato në linjë me vendimet e G7-s.

“Ajo mbi të cilën Komisioni Evropian po punon aktualisht nuk është një tjetër paketë sanksionesh, por një nismë për të çuar paketat e mëparshme drejt një unifikimi, në mënyrë që të parandalojmë çdo mundësi përplasjeje mes vendeve anëtare dhe për të bllokuar rrugët përmes të cilave shmangen sanksionet e mëparshme. Gjithashtu, një tjetër synim është përshtatja e këtyre masave me përfundimet e samitit të G7-s”, u shpreh ai.

Deri tani, BE ka miratuar 6 paketa sanksionesh, përfshirë një embargo për naftën ruse, për të kufizuar kapacitetet e Moskës për të financuar pushtimin në Ukrainë. Por Unioni nuk ka miratuar ende sanksione për gazin.

Ndërkohë, propozimi i ri i Komisionit do të diskutohet nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të hënën e ardhshme.

Komento: