BE-ja i sheh me “keqardhje” zhvillimet e fundit politike në Kosovë

19:50 | 06 Mars 2026
be-ja-i-sheh-me-“keqardhje”-zhvillimet-e-fundit-politike-ne-kosove

Bashkimi Evropian i ka parë me keqardhje zhvillimet e fundit politike në Kosovë, pasi Kuvendi dështoi ta zgjedh presidentin e ri dhe u shpërnda Parlamenti.

Një zëdhënësi i BE-së i ka thënë REL-it të premten se po e presin vendimin e Gjykatës Kushtetueses, sa i përket dekretit të presidentes Vjosa Osmani.

Partia në pushtet, LVV ishte ajo që dorëzoi ankesë në këtë institucion, me pretendimet e tyre se Osmani ka bërë shkelje kushtetuese.

Ndërkohë nga Presidenca kanë reaguar sot se e para e shtetit ka zbatuar atë që Kushtetua e kërkon.

Komento: