Zëdhënësi i Bashkimit Evopian, Peter Stano, është shprehur se BE është gatshme të mbajë një takim të nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, “sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Ai u deklarua kështu në një konferencë të rregullt përpara gazetarëve, teksa njoftoi se ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, po bisedon me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin.
“Jemi të gatshëm të presim kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Bruksel për një takim në nivelin më të lartë. Siç theksoi dje përfaqësoi Përfaqësuesi i Lartë, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe sa më shpejt të jenë të gatshëm të tregojnë sjellje evropiane”, ka deklaruar Stano.
Stano ka përsëritur edhe fjalët e Përfaqësuesit të Lartë Borrell se kjo është kriza më e rëndë që nga viti 2013 dhe se BE-ja dëshiron të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje evropiane për situatën aktuale.
Zëdhënësi i unionit evropian tha se BE nuk është më e interesuar të gjejë zgjidhje për të dy palët dhe se përgjegjësia u bie atyre.