BE-ja s’i komenton arrestimet e fundit nga Serbia: Presim të respektohet lëvizja veç me letërnjoftime

18:08 | 05 Korrik 2024
be-ja-s’i-komenton-arrestimet-e-fundit-nga-serbia:-presim-te-respektohet-levizja-vec-me-leternjoftime

Dy ditë më parë një person është arrestuar nga autoritetet serbe për dyshimet se i njëjti ka kryer krime lufte gjatë majit të vitit 1999 në Koshare.

Në lidhje me këtë për Klankosova.tv kanë folur nga Bashkimi Evropian, të cilët thanë se nuk i komentojnë procedurat gjyqësore.

“Ne nuk i komentojmë hetimet të cilat vazhdojnë apo procedurat gjyqësore”, tha një zëdhënës i BE-së për Klankosova.tv.

Bashkimi Evropian po ashtu tha se presin nga autoritetet serbe që ta respektojnë lirinë e lëvizjes vetëm me letërnjoftime.

“Përdorimi i letërnjoftimeve përkatëse për lirinë e lëvizjes në mes Kosovës dhe Serbisë është mundësuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne presim që kjo praktikë të respektohet nga të gjitha autoritetet serbe”, tha një zëdhënës i BE-së.

Komento: