BE-ja takon ndaras Kurtin e Vuçiqin në tentim për t’i ulur sërish në tavolinë

15:04 | 18 Gusht 2022

Pas takimit trepalësh mes përfaqësusve të BE-së dhe liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Borell e Lajçak po zhvillojnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin

.

Siç mëson REL janë duke u mbajtur takime dypalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësuesit e BE-së, me qëllim që liderët të takohen sërish gjatë ditës transmeton Express.

Gjatë ditës Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell dhe Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak kanë pritur kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në një takim tre palësh.

Dy liderët janë parë duke u futur në dhomën e takimeve pa shtrënguar duart me njëri-tjetrin.

Komento: