BE: Jemi ndihmues më i madh financiar i Kosovës, 3.7 miliardë euro investime që nga 1999-a

14:56 | 01 Dhjetor 2025
BE: Jemi ndihmues më i madh financiar i Kosovës, 3.7 miliardë euro investime që nga 1999-a

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se BE do të financojë instalimin e filtrave në Termocentralin Kosova B, punimet e të cilës do të nisim në prill 2026.

“Me 3.7 miliardë euro të investuara në 🇽🇰Kosovë që nga viti 1999, 🇪🇺BE-ja mbetet partneri më i fortë i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare”, tha BE.

Postimi i plotë:

🙌 Me kushtet e përmbushura, punimet për instalimin e filtrave të financuar nga BE-ja në Termocentralin Kosova B ⚡️ do të fillojnë në prill 2026.

Ky investim i madh do të zvogëlojë ndjeshëm emetimet e pluhurit dhe oksideve të azotit – NOx – 🏭 dhe do të përmirësojë cilësinë e ajrit 🌬️ në të gjithë Kosovën dhe rajonin.

Me 3.7 miliardë euro të investuara në 🇽🇰 Kosovë që nga viti 1999, 🇪🇺 BE-ja mbetet partneri më i fortë i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare.

Komento: