BE konfirmon se vizat janë bllokuar për kosovarët

12:26 | 14 Shkurt 2019

Bashkimi Evropian ka sqaruar se dialogu dhe liberalizimi i vizave vazhdojnë të jenë të bllokuara, duke kërkuar nga qeveria e Kosovës të veprojë.

Raportuesja për Kosovën si dhe eurodeputetja, Tanja Fajon ka thënë se ka shpresuar që çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe liberalizimi i vizave do të zgjidhen brenda këtij mandati në Parlamentin Evropian.

Fajon përmes një postimi në Tëitter, u bëri thirrje të gjithë përgjegjësve që të veprojnë në zgjidhjen e këtyre dy proceseve.

“Unë me të vërtetë kam shpresuar që të dyja proceset – dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, do të zgjidhen gjatë këtij mandati të Parlamentit Evropian!. Në vend të kësaj të dyja proceset janë ende të bllokuara! U bëjë thirrje të gjithë përgjegjësve të veprojnë!”, ka shkruar Fajon.

Ajo këto komente i bëri gjatë takimit të 6 të KPSA-së,që po mbahet në Strasburg në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ku po marrin pjesë edhe deputetë nga Kuvendi i Kosovës.

Komento: