BE konfirmon takimin e nesërm Kosovë-Serbi për “çështjen e dinarit”

13:33 | 26 Shkurt 2024
be-konfirmon-takimin-e-neserm-kosove-serbi-per-“ceshtjen-e-dinarit”

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se nesër, në Bruksel, do mbahet takimi mes Kosovës e Serbisë për të diskutuar “çështjen e dinarit”.

Zëdhënësja e BE-së Nabila Massralli ka thënë se të dyja palët kanë konfirmuar se do dërgojnë përfaqësuesit e tyre për këtë takim.

Ajo gjithashtu ka thënë se do takimi do zhvillohet në “formatin e zakonshëm i dialogut”./rtk

Komento: