BE lavdëron bashkëpunimin e policive të Kosovës e Serbisë në Merdare, dikush nuk pajtohet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

BE lavdëron bashkëpunimin e policive të Kosovës e Serbisë në Merdare, dikush nuk pajtohet

15:25 | 23 Dhjetor 2019

Edhe më tutje, po vazhdon të maltretohen mërgimtarët nëpër kufi.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi i ka reaguar drejtoreshës së BE-së për Ballkanin Perëndimor, Angelina Eichhorst, e cila ka lavdëruar punën e policisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë në kufi.

Selimi i ka kujtuar përfaqësueses së BE’së se si po maltretohen mërgimtarët nëpër kufi, aty ku po detyrohen që të presin me orë të tëra, raporton Gazeta Express.

Bashkimi Evropian e vlerësoi si punë efikase atë që po bëhet në kufi nga policia e Kosovës e Serbisë, tash kur janë shtuar lëvizjet në këtë pjesë.

Drejtoresha e BE’së për Ballkanin Perëndimor, Angelina Eichhorst ka shkruar se në Merdare janë duke funksionuar tre vendkalime, e se kolonat po bëhen shkaku i festave.

E njejta ka kërkuar që të vazhdojë puna e përbashkët për zgjidhjen e shkaktarëve të krijimit të kolonave.

“Kolegët tanë që punojnë për EULEX-in, Policinë e Kosovës dhe autoriteteve serbe kontrollojnë, monitorojnë dhe raportojnë. Në pikë kalimin kufitar në Merdare, në kohën e pikut, janë duke funksionuar tri vendkalime. Raportohet për bashkëpunim efikas dhe po, ka kolona për shkak të festave. Pa dyshim që ato janë të pakëndshme.

PT: Ta intensifikojmë punën tonë të përbashkët për të dhënë ndihmë në verifikimin dhe formimin e fakteve dhe zgjidhjen e problemeve/shkaktarëve të krijimit të kolonave. Uroj që sezoni i festave të sjellë gëzim dhe lumturi për të gjithë njerëzit në Kosovë, Serbi dhe BE. Urime të veçanta!”, ka shkruar në Twitter, përfaqësuesja e BE’së.

Mirëpo, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi i ka kujtuar asaj se si po maltretohen nëpër kufi mërgimtarët. Për këtë temë ka raportuar dje gjatë ditës Gazeta Express.

Selimi ka shkruar se realiteti është që policia serbe është duke keqtrajtuar diasporën e Kosovës, që është nisur në vend për pushime.

Ai ka thënë se çdo pasagjer është duke u kontrolluar e se pritja shkon deri në tetë orë.

“Për audiencën e BE-së, presidenti serb flet për “Shengenin Ballkanik”. Realiteti është që policia serbe po keqtrajton diasporën e Kosoëvs që udhëton në atdhe për pushime. Sot u kontrollua personalisht çdo pasagjer i secilit autobus. Koha e pritjes në kufirin Kosovë – Serbi është 8 orë”, ka shkruar Selimi në Tëitter.

Kujtojmë që ditëve të fundit është raportuar për kolona të gjata nëpër pika kufitare.

Komento: