
Bashkimi Evropian ka vendosur që pjesërisht të heq disa prej masave ndaj Republikës së Kosovës. Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi mbrëmë ka njoftuar për një gjë të tillë, e cila po shihet pozitive për vendin. Ky veprim i BE-së i hap dyert investimeve me vlerë milionëshe për vendin.
“Gjatë ditës së sotme kam pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ku komunikohet se Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës. Bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë euro. Në vazhdimësi kemi insistuar për heqjen e masave. Mirëpresim hapin e radhës nga ana e BE-së, i cili duhet të vijojë sa më parë me heqje të plotë të tyre. Nuk ka më asnjë arsye që një pjesë e tyre të mbeten në fuqi, sidomos pas transferimit të pushtetit në katër komunat në veri në mënyrë ligjore dhe të qetë”.
Për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian qeveria e re e dalë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, sipas njohësve të rrethanave politike, duhet të tregohet shumë e kujdesshme.
” Heqja e Masave nga BE është një hap i mirë që BE po fillon ta normalizojë ngadale situatën me institucionet e Kosovës. Kjo mund të shihet edhe si një farë presioni. Kemi parë pjesërisht që disa prej këtyre masave janë hequr. Mbetet qe qeveria e e të jetë më kujdesshme në raport me aleatet tanë ose përndryshe nuk kemi kohë ti humbim 3 vjet, 5 vjet.”
Paqartësi të plotë rreth heqjes së masave thotë se nuk ka profesori i Ekonomisë, Blerim Ramosaj. Këto paqartësi sipas tij dalin si rezultat i mostransparencës së BE-së karrshi Kosovës.
“ Ende nuk ka qartësi të plotë rreth heqjes ose jo të masave, sic e dini presidenca e Be i ka aprovu disa konkluza ku në ato qartë thuhet se pjesa e mbetur e masave të heqen. Ata e konsiderojnë që komisioni Evropian mas kësaj konkluze do ti heq terësisht masat. Këto paqartësi dalin edhe si rezultat i mostransparencës që Be i ka aps karrshi Kosovës.”
Ndërkohë diplomati Albert Prekaj është skeptik rreth heqjes në plotni të masave ndëshkuese për Kosovën.
“Nuk do të këtë heqje të masave se ky është insistim i fuqishem i Francës dhe Italisë dhe shteteve të tjera të cilat e përkrahin këtë dhe kjo kushtëzohet me formimin e një qeverie stabile qeverie të parashikueshme dhe bashkëpunuese e koordinuese me kancelaritë e shteteve mike të Kosovës.”
Në letrën që zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi e ka pranuar, është bërë e ditur se masat që u hoqën i përkasin një pakete prioritare kontratash, që në thelb përfshijnë katër projekte të mëdha. Automatikisht është autorizuar lidhja e kontratave për impiantin e ngrohjes qendrore të Prishtinës, në vlerë prej 17 milionë e 600 mijë eurove.Kjo ishte nja marrëveshje kontributi me Bankën Evropiane të Invesitmeve, në kuadër të IPA-s.
12 milionë euro është vlera e marrëveshjes për ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura në Termocentralin Kosova B, e dakorduar në marrëveshje me Zyrën e OKB-së, për Shërbime të Projekteve. Tre milionë euro është marrëveshja e radhës për skemën “Young Cell”, që përfshin përfitim direkt të granteve, nga Universitet i Selanikut. Ndërkaq, 2 milionë euro është marrëveshja për mbështetjen për kompaninë e menaxhimit të deponive të Kosovës, e kontraktuar me Bankën Gjermane për Zhvillim.
Kujtojmë se Bashkimi Evropian vendosi masa ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, në shenjë përgjigjeje ndaj tensioneve në veri të vendit../Kanal10